Regjistrohuni si tatimpagues për shitjet (Register as a sales tax vendor)
Çdo person që shet objekte personale të tatueshme ose shërbime të tatueshme (edhe nëse i bëni shitjet nga shtëpia, jeni shitës i përkohshëm ose shitni vetëm një herë në vit) duhet të regjistroheni te Departamenti i Tatimeve nëpërmjet New York Business Express para se të filloni biznesin. Nëse nuk jeni të sigurt a është e nevojshme të regjistroheni për qëllime të tatimit për shitjet, shikoni Buletinet Tatimore A është e nevojshme të regjistrohen për tatimet për shitjet? (TB-ST-175) dhe Shitjet nga shtëpia (TB-ST-807).
Disa shitës të caktuar të objekteve ose shërbimeve të tatueshme konsiderohen shitës të tatueshëm për shitjet, të cilëve u kërkohet të regjistrohen dhe të mbledhin tatimet shtetërore dhe lokale për shitjet. Shiko Prezumimi i zbatueshëm për përkufizimin e shitësit të tatueshëm për shitjet për më shumë informacion.
Nëse ju duhet të regjistroheni për të mbledhur tatimin për shitjet dhe keni nevojë për informacion se si të regjistroheni, shikoni Si të regjistroheni për Tatimin për Shitjet në Shtetin e Nju Jorkut (TB-ST-360).
Çfarë ju duhet
- Llogari NY.gov Business
(Nëse keni një llogari NY.gov Individual, do t’ju duhet të krijoni një llogari biznesi në NY.gov për të përdorur New York Business Express.) - lista për aplikimin
- Formulari DTF-17.1, Pyetësor për kontaktin e biznesit dhe personin përgjegjës
- Udhëzime për aplikimin për një certifikatë autoriteti për tatimin mbi shitjet
Sugjerime
- Ruajeni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
- Nëse e harroni emrin e përdoruesit, klikoni linkun e ndihmës tek ekrani i identifikimit për të marrë një email me emrin e përdoruesit (nëse email-i juaj përmban disa emra përdoruesi, zgjidhni të parin).
- Nëse e keni harruar fjalëkalimin, përdorni linkun e ndihmës.
- Shtoni shërbime të tjera në llogarinë tuaj NY.gov Business. Do t’ju duhet një llogari Shërbimet Online të Biznesit në Departamentin e Tatimeve për të paraqitur online deklarimet tatimore të shitjeve. Herës tjetër që të hyni në llogarinë tuaj NY.gov Business, shikoni pjesën Mund të regjistroheni për shërbimet e mëposhtme.
Mund t’i shtoni me lehtësi shërbimet shtesë që do t’ju duhen për të kryer biznes me Shtetin e Nju Jorkut, si për shembull Shërbimet Tatimore Online dhe Shërbimet e Punës Online.
- Printojeni gjithnjë faqen e konfirmimit. Do të merrni një faqe konfirmimi në fund të procesit. Printojeni dhe mbajeni me regjistrimet tuaja.
- Kontrolloni email-in për të parë statusin e aplikimit tuaj. Ne do të përdorim email-in që keni dhënë për llogarinë tuaj NY.gov Business për të komunikuar me ju:
- pasi paraqitni aplikimin tuaj,
- kur aplikimi juaj ka nevojë për vëmendje, ose
- kur aplikimi juaj është aprovuar.
Email-ët në lidhje me aplikimin tuaj do të dërgohen nga noreply.businessexpress@custhelp.com.