Skip to main content

Ofertë në programin e kompromisit


Çfarë është një ofertë në kompromis dhe kush kualifikohet?

Programi i ofertës në kompromis u jep mundësi tatimpaguesve që kualifikohen, të cilët janë në vështirësi financiare, që t’i hedhin pas krahëve përgjegjësitë tatimore stërmunduese për ta duke paguar një pjesë të arsyeshme të detyrimit tatimor të tyre. Ne mund të  shqyrtojmë oferta në kompromis nga:

  • individët dhe bizneset që nuk kanë aftësi paguese ose që janë në proces falimentimi, dhe
  • individët që nuk kanë aftësi paguese ose janë në proces falimentimi, nëse pagesa do të krijonte vështirësi ekonomike të tepruara.  (Vetëm  individët  mund të aplikojnë për lehtësim duke u bazuar në vështirësitë ekonomike të tepruara, e cila mund të përfshijë lehtësimin nga borxhet e biznesit për të cilat janë personalisht përgjegjës.)

Nëse aplikoni për një ofertë në kompromis, ne do ta shqyrtojmë plotësisht aplikimin tuaj, por do ta shqyrtojmë ofertën tuaj vetëm nëse përmbushni kriteret kualifikuese. Ne do të analizojmë ofertën tuaj për të përcaktuar nëse pranimi është në interesat më të mira të Shtetit të Nju Jorkut dhe të tatimpaguesve të tjerë. Kjo mund t’ju kërkojë, për shembull, që të paguani plotësisht çdo tatim trusti që detyroheni (shitjet e pashlyera ose tatimi në burim, pa përfshirë penalitetin dhe interesin) për të arritur një kompromis. Si rezultat, ne nuk do t’i pranojmë të gjitha ofertat nga aplikuesit që kualifikohen.

Çfarë është vështirësia ekonomike e tepruar?

Në përgjithësi, vështirësia ekonomike e tepruar ndodh kur nuk jeni në gjendje të paguani shpenzimet e arsyeshme bazë të jetesës. Shpenzimet bazë të jetesës janë ato shpenzime që kanë të bëjnë me shëndetin, mirëqenien dhe gjenerimin e të ardhurave për vete dhe për familjen tuaj. Ne ndjekim Standardet Financiare të IRS për Mbledhjen e Pagesave për të përcaktuar cilat janë shpenzimet e lejueshme bazë të jetesës.

Përveç shpenzimeve bazë të jetesës, ne shqyrtojmë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë te gjendja juaj financiare kur vlerësojmë një kërkesë për vështirësi ekonomike të tepruar, ku përfshihet:

  • mosha, gjendja e punësimit dhe historia e punësimit
  • pamundësia për të fituar të ardhura për shkak të një sëmundjeje afatgjatë, problemi mjekësor ose aftësie të kufizuar
  • detyrimet ndaj personave të varur
  • rrethanat e jashtëzakonshme, si shpenzimet arsimore speciale, katastrofat mjekësore ose katastrofat natyrore
  • pamundësia për të marrë hua ose për të shlyer asetet për shkak të vështirësive ekonomike

Vështirësitë ekonomike të tepruara nuk përfshijnë pamundësinë për të ruajtur një stil jetese ekstravagant ose luksoz. Kur shqyrtojmë shpenzimet tuaja për të përcaktuar vështirësitë ekonomike të tepruara, në përgjithësi nuk i lejojmë aspektet e mëposhtme si shpenzime jetese të nevojshme:

  • shkollim privat
  • shpenzime për kolegj
  • kontribute bamirësie
  • kontribute me dëshirë për pension
  • pagesat në kartat e kreditit

Nëse besoni se nuk kualifikoheni për programin e ofertës në kompromis, Shteti i Nju Jorkut ofron plane pagesash që mund t’ju ndihmojnë të shlyeni borxhin me këste mujore të përballueshme. Shiko Marrëveshja për pagesë me këste për informacione shtesë.

Si të aplikoni

Duhet të pranoni që t’u përmbaheni disa rregullave e kushteve të caktuara para se të pranojmë ofertën tuaj. Shiko Rregullat dhe kushtet e ofertës në kompromis për një listë përmbledhëse. Nëse po aplikoni online, mund të shikoni kushtet e plota në aplikimin në ueb. Nëse po aplikoni me postë, referojuni formularit DTF-4 ose formularit DTF-4.1, që tregohet më poshtë.  Nëse oferta juaj pranohet, do t’ju dërgojmë gjithashtu një kopje të kushteve të plota që zbatohen për ofertën tuaj.

Çfarë ndodh pas aplikimit?

Nëse aplikoni online, do të merrni një konfirmim elektronik.

Nëse aplikoni me postë, do të merrni një letër pranimi ku thuhet:

  • aplikimi juaj është kryer, ose
  • ju mungojnë informacione specifike të nevojshme dhe duhet t’i paraqitni që të kemi mundësi të shqyrtojmë aplikimin tuaj.

Pasi të keni bërë aplikimin, do të mbetet në pritje të një rishikuesi i cili do t’ju kontaktojë juve ose përfaqësuesin tuaj kur të fillojë procesi i rishikimit. Ne do të kërkojmë dokumentacion shtesë, sipas nevojës, gjatë rishikimit.

Shiko Botimi 220, Programi i ofertës në kompromis, për informacion shtesë dhe udhëzime.

Keni ende pyetje? Na telefononi në 518-591-5000 për të marrë përgjigje për pyetjen ose shqetësimin tuaj.

Updated: