Bashkëshorti i pafajshëm (dhe ndarja e përgjegjësive dhe lehtësimi i barabartë)
Nëse paraqitni një deklaratë tatimore të përbashkët, si ju, ashtu edhe bashkëshorti/ja juaj jeni përgjegjës për tatimin dhe çdo interes ose penalitet të pashlyer në deklarimin tatimor. Megjithatë, ju mund të kualifikoheni për lehtësim nga disa, ose nga të gjitha, tatimet, interesat dhe penalitetet që lidhen me një faturë tatimore që ju është dhënë juve dhe bashkëshortit/es tuaj (ose ish-bashkëshortit/es tuaj).
Për një faturë të nxjerrë për vitet tatimore 1999 ose më vonë
Ekzistojnë tre lloje lehtësimi për ju:
- lehtësim për bashkëshortin/en e pafajshëm,
- ndarja e përgjegjësive, dhe
- lehtësimi i barabartë.
Për të kërkuar lehtësim për një vit tatimor që fillon më ose pas 1 janarit 1999, shiko Formularin IT-285, Kërkesë për lehtësim për bashkëshortin/en e pafajshëm (dhe Ndarja e përgjegjësive dhe lehtësimi i barabartë), dhe udhëzimet e tij. Nëse paraqitni formularin IT-285, departamenti do të shqyrtojë nëse kualifikoheni për lehtësim për bashkëshortin/en e pafajshëm, ndarjen e përgjegjësive ose lehtësimin e barabartë.
Për një faturë të nxjerrë për vitet tatimore para vitit 1999
Vetëm lehtësimi për bashkëshortin/en e pafajshëm është i disponueshëm për vitet tatimore që fillojnë para datës 1 janar 1999. Për të kërkuar lehtësim për bashkëshortin/en e pafajshëm për këto vite tatimore, mund të paraqitni formularin IT-285 ose të paraqitni një deklaratë të nënshkruar me dokumentacionin mbështetës ku tregohet pse besoni se kualifikoheni.
Dërgojeni me postë formularin e plotësuar IT-285 ose deklaratën e nënshkruar me dokumentacionin mbështetës në adresën:
NYS TAX DEPARTMENTPROTEST CORRESPONDENCE UNIT
W A HARRIMAN CAMPUS
ALBANY, NY 12227-5120
Për më shumë informacion:
- Shiko Botimi 89, Lehtësim për bashkëshortin/en e pafajshëm (dhe Ndarja e përgjegjësive dhe lehtësimi i barabartë).
- Vizito faqen e internetit të IRS Informacion tatimor për bashkëshortët e pafajshëm.