Informacion lidhur me E-ZRep Form TR-2000, Qasja në Informacionin Tatimor dhe Autorizimi i Transaksioneve
Nëse jeni profesionist në fushën e tatimeve, kërkojini klientit që të plotësojë E-ZRep Form TR-2000, Qasja në Informacionin Tatimor dhe Autorizimi i Transaksioneve, që t’ju autorizojë të keni qasje në informacionet e llogarisë së tij dhe të kryeni transaksione në emër të tij nëpërmjet një llogarie Shërbime Tatimore Profesionale Online.
Klienti mund t’ju autorizojë që të keni qasje në një sërë shërbimesh online, si deklaratat tatimore Web Filing, bërja e pagesave dhe kthimi i përgjigjeve lidhur me njoftimet e departamentit. Shikoni E-ZRep Form TR-2000.1, Faqja e Informacionit për Qasjen në Shërbimet Online, për të gjetur listën e plotë të shërbimeve online për të cilat klienti mund t’ju japë autorizim.
Ju do të keni qasje online në informacionet tatimore konfidenciale të klientit, të tilla si:
- deklaratat tatimore të paraqitura më parë,
- detyrimet tatimore të pashlyera,
- pagesat e mëparshme dhe të mbetura pezull, dhe
- kopje elektronike të njoftimeve që ne i dërgojmë klientit tuaj.
Do të keni mundësi të flisni me një përfaqësues të Departamentit Tatimor në lidhje me informacionet tatimore konfidenciale të klientit tuaj nëse janë të disponueshme nëpërmjet llogarisë suaj Shërbimet Tatimore Profesionale Online.
Shënim: Klienti juaj nuk mund ta kufizojë autoritetin tuaj që të keni qasje vetëm në periudha specifike të deklarimeve tatimore. Për shembull, nëse klienti ju autorizon që të bëni transaksione tatimore shitjesh në emrin e tij, atëherë ju do të keni qasje në të gjitha informacionet tatimore të shitjeve për të gjitha periudhat e deklarimeve.
Shtimi i një klienti në llogarinë tuaj
- Kërkojini klientit që të plotësojë dhe nënshkruajë E-ZRep Form TR-2000.
- Mos e dërgoni formularin me postë te Departamenti Tatimor.
- Duhet të mbani një kopje të formularit të autorizimit në regjistrimet tuaja për sa kohë zgjat autorizimi plus tre vjet; mund t’ju duhet t’i jepni një kopje Departamentit Tatimor nëse ju kërkohet.
- Formularin e plotësuar do ta përdorni për të zgjedhur shërbimet ,për të cilat jeni autorizuar, në emër të klientit dhe për aq kohë sa keni qasje.
- Hyni në llogarinë tuaj Shërbimet Tatimore Profesionale Online ose krijoni një llogari.
- Zgjidhni Shto klient nga Përmbledhje e Klientit për të shtuar një klient të ri.
- Vendosni numrin ID tatimpagues të klientit dhe zgjidhni një opsion verifikimi.
- Shikoni më poshtë pjesët për verifikimin e klientit për ndihmë se si të merrni informacionet e nevojshme që t’i shtoni klientët te llogaria juaj Shërbimet Tatimore Profesionale Online.
- Përdorni E-ZRep Form TR-2000 për të zgjedhur shërbimet për të cilat klienti ju ka autorizuar dhe vendosni datën e skadimit të qasjes suaj (nëse klienti ka vendosur një të tillë).
- Ju do të keni qasje të menjëhershme te shërbimet për të cilat klienti ju ka autorizuar.
- Për të kryer punë për klientin tuaj, zgjidhni emrin e klientit nga lista e klientëve që shfaqen te përmbledhja e klientëve.
Verifikimi i klientit të biznesit
Për të mbrojtur informacionin tatimor të klientit tuaj, duhet të verifikoni një nga të mëposhtmet:
- paraqitja e informacionit nga një prej korporatave të Shtetit të Nju Jorkut të klientit tuaj, deklaratat e shitjeve ose tatimit të mbajtur në burim të paraqitura në 12 muajt e fundit (Shiko Verifikimi i biznesit për udhëzime se ku të gjeni shumat në deklaratat tatimore të klientit tuaj.)
- numri ID dhjetëshifror i vlerësimit nga fatura tatimore e klientit tuaj në Shtetin e Nju Jorkut (e hapur ose e mbyllur)
- PIN pesëshifror nga një letër që klienti juaj ka marrë nga Departamenti i Tatimeve
- konfirmim që klienti juaj nuk ka paraqitur një deklaratë tatimore të korporatës, shitjes ose deklarim tatimor në burim të Shtetit të Nju Jorkut në 12 muajt e fundit
Verifikimi i klientit individual
Për të mbrojtur informacionin tatimor të klientit tuaj, duhet të verifikoni një nga të mëposhtmet:
- të ardhurat bruto të rregulluara federale (FAGI) nga Rreshti 19 i një prej deklaratave tatimore të të ardhurave të një klienti tuaj në Shtetin e Nju Jorkut (Formulari IT-201 ose IT-203) të paraqitur për një nga pesë vitet e fundit
- numri ID dhjetëshifror i vlerësimit nga fatura tatimore e klientit tuaj në Shtetin e Nju Jorkut (e hapur ose e mbyllur)
- PIN pesëshifror nga një letër që klienti juaj ka marrë nga Departamenti i Tatimeve
- konfirmim që klienti juaj nuk ka paraqitur një deklaratë tatimore të Shtetit të Nju Jorkut për asnjë nga pesë vitet e fundit
Verifikim i klientit në mirëbesim (fiduciary)
Për të mbrojtur informacionin tatimor të klientit tuaj, duhet të verifikoni të ardhurat gjithsej nga Rreshti A i një prej deklaratave tatimore në mirëbesim të klientit tuaj në Shtetin e Nju Jorkut (Formulari IT-205) i paraqitur për një nga pesë ditët e fundit. Nëse klienti juaj nuk ka paraqitur një deklaratë tatimore në mirëbesim mbi të ardhurat për një nga pesë vitet e fundit, nuk mund ta shtoni si klienti në llogarinë tuaj Shërbimet Tatimore Profesionale Online.
Burimet
- E-ZRep Form TR-2000, Autorizim për informacionet dhe transaksionet tatimore
- E-ZRep Form TR-2000.1, Faqja e informacionit për qasjen në shërbimet online
- Menaxho autorizimet tatimore profesionale te shërbimet online
- Prokura dhe autorizimet e tjera
- Burimet tatimore profesionale